Qeveria këtë herë premton se do të merret seriozisht me kërkesa e Biden-it për korrupsion

PUBLIKUAR

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës në Kosovë ka përsëritur kërkesën për luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kërkesë kjo që deri tani ka hasur në “vesh të shurdhër” sipas përfaqësuesve të opozitës dhe njohësve të kësaj çështjeje. Por Qeveria këtë herë premton se do të merret seriozisht kërkesa e Biden-it. Ky fenomen po e shkatërron perspektivën evropiane të vendit

Kërkesat e vazhdueshme të zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe të Bashkimit Evropian (BE) për luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit po hasin në “vesh të shurdhër”. Kështu kanë vlerësuar përfaqësues të opozitës dhe njohës të kësaj problematike, të cilët kanë thënë se pushtetarët në Kosovë nuk i kanë marrë asnjëherë seriozisht kërkesat ndërkombëtare për këtë çështje.

Ndërsa përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë thënë se korrupsioni në Kosovë nuk është vetëm perceptim, ashtu siç ka deklaruar kryeministri Isa Mustafa kohë më parë. Përveç tjerash theksohet fakti që luftimi i korrupsionit është kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën. /Zeri

SHIKO MË SHUMË

Zjarri në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, Policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për...

Hamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së...

Lajm i mirë, SHKKSH njofton se e kanë gjetur 80 vjeçarin nga Ferizaj që kishte humbur nga 17 gushti

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive në bashkëpunim...