Qeveria jep 1.1 milion euro për stadiumin ‘Adem Jashari’ (Foto)

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.1 milion euro për plotësimin për rregullimin e stadiumit olimpik “Adem Jashari”

Avdullah Hoti, Ministri i Financave, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.1 milion euro për plotësimin e kushteve të vëna nga FIFA dhe UEFA për rregullimin e stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, prej të cilës 0.5 mil euro ndahen nga rezerva.

Po ashtu, Hoti ka bërë të ditur se tash është në dorë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të kryejë të gjitha punët me kohë për ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës.

“Qeveria alokon 1.1 mil euro për plotësimin e kushteve të vëna nga FIFA dhe UEFA për rregullimin e stadiumit olimpik “Ademj Jashari” në Mitrovicë, prej të cilës 0.5 mil euro ndahen nga rezerva. Tash i mbetet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të kryejë të gjitha punët me kohë për ndeshjen e kombëtares së Kosovës”, shkruar Hoti në Facebook

“Pranimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA është shpresë dhe motivim për të rinjtë sportistë. Qeveria do të mbështesë maksimalisht, brenda mundësive që ka, sportistët si dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme sportive. Sporti po ndihmon shumë, krahas diplomacisë, në konsolidimin e identitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës”, ka shtuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...