Qeveria e Shqipërisë fillon konsultimet e projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues

PUBLIKUAR

Një grua mund të bëhet nënë përmes riprodhimit të asistuar pasi të ketë kaluar 18 vjeçe  dhe deri në moshën 53 vjeçe.

Kjo pasi Qeveria e Shqipërisë ka hedhur për konsultim projektligjin për shëndetin seksual dhe riprodhues përmes të cilit synon përcaktimin e rregullave për riprodhimin invitro, surrogatinë dhe ndërprerjen e shtatzënisë, për shqiptarët dhe të huajt që qëndrojnë përkohësisht apo përherë në Shqipëri, shkruan abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

Përfituese apo përdoruese e këtyre teknikave mund të jetë çdo grua me aftësi të plotë për të  vepruar që në mënyrë të lirë dhe të ndërgjegjshme jep pëlqimin me shkrim pavarësisht gjendjes së saj civile.

Në projektligj  theksohet gjithashtu se e drejta për riprodhim mjekësor të asistuar, përfshin te drejtën e riprodhimit për çiftet heteroseksuale dhe femrës pa partner.

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...