Qeveria e Serbisë: Kosova nuk do ta merr kodin telefonik si shtet

PUBLIKUAR

Kosova nuk i ka plotësuar obligimet nga marrëveshja për telekomunikacion dhe nuk do të mund të marr kodin telefonik, është thënë në një njoftim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke shtuar se ky kod do të merret zi zonë gjeografike në kuadër të Serbisë, por jo si shtet.

“Marrëveshja për telekomunikacion, e nënshkruar më 25 gusht në Bruksel, qartëson se Kosova nuk do të fitojë kodin telefonik shtetëror, por Serbia do të merr edhe një kod të ri për pjesën gjeografike të saj, i cili së bashku me atë ekzistues ‘+381’ do të përdorën për zonën gjeografike të Kosovës”, është thënë në këtë njoftim, pasi që Austria ka dorëzuar në Organizatën

Ndërkombëtare për Telekomunikacion (ITU) kërkesën për kod telefonik për Kosovën, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, kjo zyrë thotë se Kosova nuk i ka plotësuar deri më tani obligimet e veta për licencim të telekomit dhe se qeveria serbe do të vazhdojë të përcjellë këtë deri në përmbushjen e të gjitha obligimeve.

Në marrëveshjen për telekomunikacion, sipas kësaj zyre, thuhet se në një aneks të marrëveshjes, Kosova paraqitet me fusnotë që i bije se “është në përputhje me rezolutën 1244 të OKB-së”.

 

SHIKO MË SHUMË

Ikën stuhia, rikthehet dielli: Parashikimi i motit për ditën e martë

Gjatë ditës së martë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara,...

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...