Qeveria e re të ketë prioritet zbardhjen e fatit të të pagjeturve

PUBLIKUAR

qeveria-e-re-t-euml-ket-euml-prioritet-zbardhjen-e-fatit-t-euml-t-euml-pagjeturve_hd

Shoqata e të pagjeturve në Komunën e Podujevës ka kërkuar që Qeveria e ardhshme ta ketë prioritet zbardhjen e fatit të të pagjeturve, pasi familjarët e personave të pagjetur janë ankth dhe në pritje, e cila po zgjat tash e 15 vite, për të zbardhur fatin e më të dashurve të tyre.

Në një komunikatë për media të kësaj shoqate thuhet se Institucionet e Kosovës kanë përgjegjësi, jo vetëm morale, por edhe ligjore për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

“Në pritje të formimit të Qeverisë së re të Kosovës, familjarët e personave te pagjetur, por edhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare janë të informuara se këto ditë në varrezën masive në Rudnicë janë duke u nxjerr trupat e pajetë të shqiptarëve, kurse pritet të hapen edhe dy varreza tjetër po ashtu në Rudnicë, me trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Për këto dhe varreza të tjera është folur që nga viti 2007, kur ka filluar hulumtimi i parë në Rudnicë. Mirëpo, Institucionet e Kosovës asnjëherë nuk e kanë pasur prioritet çështjen e të pagjeturve, as gjatë bisedimeve me palën serbe”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.

Sipas tyre, premtimi i zëvendëskryeministres në detyrë, Edita Tahiri, dhënë familjarëve të personave të pagjetur se çështja e të pagjeturve që të jetë temë diskutimi gjatë dialogut me palën serbe, nuk doli të jetë i vërtetë, por ishte një mashtrim i radhës që institucionet e Kosovës ua bënë familjare të personave të pagjetur.

“Kjo tregon se nuk ka pasur vullnet nga të dy palët për ndriçimin e fatit të të pagjeturve. Nëse dikush mendon në këtë mënyrë të harrohet e kaluar, e ka shumë gabim, sepse familjarët e te pagjeture, po edhe familje të të vrarëve, plagosurve, të dhunuarave dhe viktimave të tjera nuk do ta harrojnë te kaluarën, sikur që as qytetarët e Kosovës nuk do t’i harrojnë vuajtjet dhe tmerrin e së kaluarës”, thuhet më tej në komunikatë.

Më tej në njoftim thuhet se shoqata për persona të pagjetur dhe viktima të luftës “Përkorë” në Podujevë shpreson, por edhe kërkon nga Qeveria e ardhshme e Kosovës që ta ketë prioritet kryesor çështjen e të pagjeturve.

“Qeveria e ardhshme nuk duhet të negociojë me palën serbe për të pagjeturit, por ta kushtëzojë atë me kthimin e trupave të shqiptarëve qe gjenden nëpër varreza masive, apo vendet të ndryshme në Serbi. Askush nuk ka të drejtë të negociojë për trupat e shqiptarëve nëse duhet t’u kthehen familjarëve, apo jo”, thuhet në njoftim.

Drejtues të kësaj shoqate theksojnë se do të ishte jo humane dhe e pa moralshme që me trupat e njerëzve të pagjetur të negociohet për çështje të përfitimeve politike.

Institucionet e Kosovës duhet të kërkojnë përgjegjësi nga shteti i Serbisë jo vetëm për vrasjet, kidnapimet, dhunimet e njerëzve në Kosove, por edhe për bartjen e trupave të shqiptarëve të vdekur, por edhe atyre të gjallë nga Kosova në Serbi.

Janë paraqitur mjaft dëshmi se gjatë luftës shumë shqiptar ë të gjallë janë dërguar dhe ekzekutuar në Serbi. Ndërsa ekzistojnë prova të pakontestueshme se në Batajnicë të Serbisë janë kryer djegie masive të trupave të shqiptarëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjilan: Gjenden armë, granata dhe mjete të tjera të dyshimta gjatë punimeve në rrugë

Gjatë ditës së djeshme, në Gjilan janë gjetur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera...

Ngjarje e rëndë në Istog: Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë

Një rast tejet i rëndë ka ndodhur më 25 gusht të këtij viti rreth...

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...