Qeveria e Kosovës mirëpret lirimin e Haradinajt

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës ka përshëndetur vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas qeverisë, vendimi i Colmarit dëshmoi se fletëarrestet e Serbisë janë të padrejta dhe të paligjshme.

“Duke vlerësuar se fletarrestet serbe mbi bazën e të cilave është ndaluar z. Haradinaj janë të paligjshme dhe të padrejta, Qeveria e Kosovës konsideron se vendimi i Gjykatës Franceze është konfirmim se e drejta është në anën e z.Haradinaj dhe se fletarrestet serbe kundër tij dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së janë politike dhe kanë synime të ulëta.

Duke përgëzuar qytetarët e Kosovës për këtë fitore të drejtësisë mbi përpjekjet manipuluese të shtetit serb, Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e saj të mëtejshëm për të bërë çdo përpjekje për të pamundësuar forma të tilla të keqpërdorimit të drejtësisë nga ana e Serbisë, në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

SHIKO MË SHUMË

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...

Gjyqtari: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit...