Qeveria mban mbledhje elektronike, marrin disa vendime

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronoike.

Zyra e kryeministrit ka dhënë më shumë detaje se çfarë është miratuar në këtë mbledhje

”Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2023-2024, i cili u prezantua sot gjatë ditës“.

”Kërkesën e  Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej 2,500,000 € (dy milionë e pesëqind mijë euro) për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht për mbulesën e shumës së garancisë për cedimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në rast se kandidatura e Kosovës shpallet e suksesshme për mirëpritjen e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030“.

”Programin për zbatimin e Strategjisë së Energjisë së Kosovës për periudhën 2022-2025“, thuhet në njoftim. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...

Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun...

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me tri urdhërarreste aktive në...