Qeveria dënon sulmin ndaj drejtorit të RTK-së

PUBLIKUAR

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin me mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë ku ndodhej familja e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Mentor Shala.

Ky akt kriminal u tha se është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediave në Kosovë dhe përpjekje për pengimin e fjalës së lirë, si një prej vlerave më të rëndësishme në shoqërinë kosovare.

“Qeveria e Kosovës fton organet kompetente që të ndriçojnë këtë rast dhe që kryesit e nxitësit e tij të përballen me forcën e ligjit, dhe po ashtu që të merren të gjitha masat për parandalimin e sulmeve të tilla në të ardhmen. Qeveria e Kosovës, po ashtu, shpreh përkrahje të plotë për përfaqësuesit e mediave në misionin e tyre fisnik për informimin e shoqërisë dhe për konsolidimin e fjalës së lirë”, thuhet në reagim.

Qeveria e Kosovës, me këtë rast, i bën thirrje përfaqësuesve të partive politike që të heqin dorë nga gjuha e dhunës, ultimatumet, kërcënimet dhe shantazhet që së fundi i kanë adresuar ndaj RTK-së dhe disa mediave tjera private, të cilat janë pasuar me sulme të tilla. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...