Qeveri pa program

PUBLIKUAR

Qeveri pa program

Koalicioni qeverisës PDK-LDK akoma nuk ka hartuar një program qeverisës, sipas të cilit do të qeverisje vendi për vitet 2014-2018. Pavarësisht se u patën angazhuar grupe nga të dy partitë për harmonizimin e programit qeverisës, një gjë e tillë akoma nuk u është dorëzuar ligjvënësve.

Mungesa e një programi qeverisës nga ana e Qeverisë po vlerësohet të jetë e pakuptimtë. Pavarësisht se të dy partitë menjëherë pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje patën angazhuar grupe punuese për harmonizimin e programit qeverisës, ky program si duket ka mbetur vetëm në sirtar të këtyre partive.

Kësisoj, analistët politikë po e vlerësojnë paradoksale miratimin e qeverisë pa pasur një program qeverisës. Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se vetë kryeministri Mustafa e ka bërë të qartë që qeveria aktuale nuk ka program dhe pret që një program të tillë ta përfundojë në janar.

Ai vlerëson se është paradoksale që Qeveria të jetë miratuar në Kuvend pa pasur një program qeverisës i cili do të duhej t’i dorëzohej deputetëve në mënyrë që ata të vendosin nëse dëshirojnë ta miratojnë Qeverinë. “Kështu që ky është një paradoks që për herë të parë ka ndodhur në Kosovë që Qeveria të miratohet në Kuvend pa program.

Dhe, ta miratosh një qeveri pa program është e pakuptimtë, sepse nuk dihet se cilat janë orientimet e politikave publike, në mënyre që pastaj Kuvendi të bëjë matjen e performancës së Qeverisë, por edhe dështimeve të mundshme të saj. Besoj se çështja e mungesës se programit është reflektim i faktit se PDK dhe LDK ende nuk i kanë dakorduar pikat qendrore të programeve që janë në kundërshti më njëra-tjetrën”, ka thënë Korenica./Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...