Qeveri joserioze, s’ka ende letërngjitës!

PUBLIKUAR

Policia e Serbisë, në pikëkalimin kufitar në Konçul, ka disa javë që e kanë vendosur njoftimin se si duhet t’u mbulohen me letërngjitës targat e veturave RKS, në kuadër të marrëveshjes së fundit për lëvizje të lirë të arritur në shtator të këtij viti në Bruksel. Por, kjo marrëveshje me më shumë se një muaj vonesë nuk po fillon të zbatohet, pasi që pala kosovare ende nuk i ka siguruar letërngjitësit

Në pikëkalimin kufitar në Konçul, në pjesën ku është e vendosur Policia e Serbisë, këta të fundit ka disa javë që e kanë vendosur njoftimin se si duhet t’i mbulohen me letërngjitës targat e veturave RKS, në kuadër të marrëveshjes së fundit për lëvizje të lirë të arritur në muajin shtator të këtij viti në Bruksel.

Në këto letra njoftuese që janë të ngjitura në xhamat e kabinës së policëve serbë, të cilat i ka parë ekipi i gazetës “Zëri”, por që nuk është lejuar t’i fotografojë, shkruan se me letërngjitës duhet të mbulohet pjesa ku theksohen shkronjat RKS dhe harta e Republikës së Kosovës, të vendosura në pjesën e majtë të targës...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...