Qeveri e përkohshme për shtyrjen e zgjedhjeve

PUBLIKUAR

Qeveri e përkohshme për shtyrjen e zgjedhjeve

Partitë politike po ecin drejt shterjes së opsioneve dhe mundësive për tejkalimin e krizës politike në vend.

Mungesa e një konsensusi politik për ridizajnim të marrëveshjes brenda bllokut VLAN, sidomos në raportet mes LDK-së dhe AAK-së për postin e kryeministrit dhe mungesa e gatishmërisë politike te PDK-ja që të tërhiqet në opozitë për shkak të humbjes së shumicës në Kuvend, po e qon vendin kah opsionet rezerve apo edhe zgjedhjet.

Deri të mërkurën, partitë politike, megjithatë pritet që t’i dërgojnë ndonjë “mesazh” politik presidentes Atifete Jahjaga se do të reflektojnë në kuptimin pozitiv të arritjes së një zgjidhje politike. Por, gjasat duket të jenë fare të vogla.

Madje, edhe nëse do të ndodhte një takim i përbashkët i PDK-së dhe bllokut nën lehtësimin e presidentes Jahjaga, skenarët që i kanë në opsione të dyja palët lënë të nënkuptohet se zgjidhja do të mund të arrihej vetëm pas shumë e shume takimesh, e mbase edhe ndërhyrjesh nga jashtë. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Votimi me postë, KQZ jep informacionet e fundit për mërgatën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një sqarim për votuesit e regjistruar për votimin...

Abdixhiku për debatet Kurti-Lushtaku: Ne s’dimë me bo asi pune!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit...

KQZ: Votimi me postë do të fillojë më 21 maj

Komisioni Qendror i zgjedhjeve mbajti mbledhje, ku mori vendim për miratimin e ndryshimit dhe...