Qetsori thotë se do ta fitojë këtë Big Brother dhe të ardhshmin, Luizi: Do ta shohësh sa të dalësh në nominim me mua

PUBLIKUAR

Luiz Ejlli është bërë shënjestra kryesor e Qetsor Ferunajt që nga dita e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ish-fituesi i Big Brother Albania është zotuar të thyer rekord duke e fituar edicionin e dytë të BBVA, por edhe atë të tretin.

Këto komente i ka bërë gjatë një debati me Luizin, i cili i ka thënë ta provojë edhe njëherë te edicioni i ardhshëm.

 

“Ti provo edhe një herë te treshi se në kohë je”, i ka thënë këngëtari, derisa Qetsori ia ka kthyer se do të provojë shumë gjëra, ndërsa Ejlli i ka uruar sukses.

“Unë do të thyej rekordin e Big Brotherave, do të fitoj dyshin, do të fitoj treshin…”, ka theksuar Qetsori.

“Do e shohësh ti si do të fitosh sa të dalësh në nominim me mua edhe me një tjetër edhe fillon i bart valixhet”, i është kundërpërgjigjur Luizi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...