Qerkini – Qeverisë: Ne po i kërkojmë njerëzit tanë, ju po bëni lojëra me të pagjeturit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me 2 Maj do të takohen në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se në takimin e 2 Majit do të diskutohet për Asociacionin dhe do të bëhet prezantimi i draft statutit të parë.

Po në këtë takimi pritet të bëhet edhe miratimi zyrtar i deklaratës për personat e zhdukur.

Lidhur me takimin Kurti-Vuçiq ka reaguar Bajram Qerkini, përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur.

Qerkini nuk ka pritshmëri që do të ketë miratim apo nënshkrim për personat e të pagjetur në Bruksel.

Ai tha për Front Online se nga ky takim pret lojërat politike të 25 vjetëve që janë bërë për këtë kategori.

“Nga takimi i 2 Majit pres lojërat të cilat i kanë bërë që 25 vjet, nga ky takim pres ta bëjnë një lojë edhe më të madhe qe e kanë bërë deri më tani. Ne jemi duke kërkuar njerëz, ata bëjnë lojna për personat e pagjetur. Nga kjo Qeveri nuk presim asgjë, jo qe nuk presim por kanë me u kthyer edhe më mbrapa që kanë qenë”, u shpreh Qerkini

Me 3 Prill në Bruksel është mbajtur takimi i radhës mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçakut, dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Këtë takim e ka komentuar sërish Bajram Qerkini.

Ai tha se në takim më shumë është diskutuar për veturat e djegura në veri, se sa për të pagjeturit.

Qerkini ka thënë që sipas tij s’ka pajtim as paqe me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Ne nuk besojmë që janë dakorduar në Bruksel për të pagjeturit Bislimi dhe Petkoviq. Më shumë është diskutuar për veturat e djegura në veri se sa çështjen e personave të pagjetur. Po dëshirojnë pajtim e paqe pa zbardhjen e të pagjeturve, por le ta dinë edhe Kosova edhe Serbia se pajtim nuk do të ketë”, u shpreh Qerkini

Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999 rezultuan 6 mijë e 500 persona të zhdukur.

Shumica prej tyre u gjetën, si rezultat i zhvarrimeve në varreza masive në Kosovë dhe Serbi.

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...