Qeriqi për videon e “Stupcave”: Nuk jemi kundër artit, por s’lejojmë të luajnë me UÇK-në

PUBLIKUAR

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se veteranët e luftës të UÇK-së nuk janë kundër artit, por nuk do të lejojnë që të luaj askush me luftën e UÇK-së.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se videoja e publikuar nga ‘Stupcat’ e ka prekur shumë dhe e ka kthyer 17 vite prapa, duke i kujtuar eprorët e tij që ranë në betejë.

Ja postimi i plotë i Xhevdet Qeriqit në Facebook:

“Ne si veteran të luftës të UÇK-së nuk jemi kundër artit, por nuk do të lejojmë që të luaj askush me luftën e UÇK-së.

Po ju a kujtoj se në luftën për liri kanë rënë shumë eprorë të UÇK-së dhe shumë të tjerë që i njohë unë, jetojnë në gjendje të keqe financiare dhe sot e asaj dite janë të papunë.

Videoja e publikuar nga ‘Stupcat’ më ka prekur shumë më ka kthyer 17 vite prapa t’i kujtoi eprorët e mi që ranë në betejë. Ta kujtoj moralin e tyre të lartë sakrificën gjakun e derdhur për liri.

Kjo video është një mesazh për ‘Stupcat’ ku 41 prej tyre eprorë e ushtarë kanë rënë vetëm në këtë betejë”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...