Qentë që e ruajnë Kosovën! (Foto)

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, 17 vjet pas përfundimit të luftës, është strukturuar me të gjitha njësitet e saja moderne, nga ato elite për intervenim të shpejtë e deri te patrullat rrugore dhe ato të zakonshme në lokalitet.

Ndërsa strukturën policore e kompleton edhe një njësit i quajtur “K-9”, i cili karakterizohet me qen të trajnuar në mënyrë profesionale, ka për qëllim luftimin e krimit dhe terrorizmit.

Ky njësit operon në gjithë territorin e Republikës për intervenime të caktuara.

Njësiti “K-9” është themeluar nga viti 2002 dhe i certifikuar një vit më vonë, fillimisht kishte vetëm 7 qen, të cilët ishin të trajnuar nga instruktorë të UNMIK-ut, ndërsa tani janë afro pesëdhjetë qen, 17 zyrtarë policorë, kurse në Departamentin e Policisë Kufitare janë 32, shkruan sota gazeta “Zëri”.

Image

Pesë qen janë për kërkimin e eksplozivit, katër për patrullë dhe katër për kërkim të lëndëve narkotike. Secili pjesëtar i Policisë është i ngarkuar me nga një qen, të cilët jetojnë së bashku me ta.

Qentë e Policisë së Kosovës, të cilët janë të eksportuar nga vendet e ndryshme të botës, i takojnë racës së njëjtë me policitë e tjera: Malinos, Pastori gjerman dhe ai belg, si dhe Coceri Spaniell, të cilët janë të trajnuar në zbulimin e lëndëve narkotike, mjeteve të dyshuara eksplozive, armëve dhe të jenë të aftë të patrullojnë, gjurmojnë dhe të kapin persona të dyshuar.

Njësia “K-9” tani ka pesë instruktorë, të cilët kanë kryer trajnim jashtë vendit: në Austri, Angli, Slloveni dhe të gjithë instruktorët janë të ndarë për qen kërkues të eksplozivit, për lëndë narkotike dhe për qen patrullues.

Ndërkaq, tani Policia e Kosovës ka hartuar një planprogram se si të trajnohen qentë. Kohëzgjatja e qenit për trajnim zgjat prej katër deri në gjashtë muaj.

Image
Image
Image

– See more at: http://gazetafjala.com/qente-qe-e-ruajne-kosoven-foto/#sthash.burkDW87.dpuf

SHIKO MË SHUMË

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...

Nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se, nga viti i ardhshëm,...

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...