Qeni nxirret i gjallë pas 9 ditësh nga rrënojat e tërmetit (Video)

PUBLIKUAR

Arriti t’i mbijetonte tërmetit katastrofik që goditi Italinë qendrore në 24 gusht dhe priti me durim për 9 ditë që ta gjenin.

Kjo është historia e Romeos, një qen i racës “Golden Retriver”, i cili u nxor i gjallë nga rrënojat e banesës ku jetonte bashkë me pronarët e tij.

Grupet e shpëtimit shoqëruan të zotët e shtëpisë për të marrë disa prej sendeve të tyre nga godina e shkatërruar kur ata dëgjuan të lehura qeni.

Kafshës ju dha ujë dhe u ndihmua të ngjitej mbi grumbullin e gërmadhave ku u prit mes thirrjeve entuziaste të të pranishmëve, përcjell TCH.

Romeo filloi menjëherë të vraponte duke tundur bishtin dhe dukej të ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Të paktën 293 persona humbën jetën kur një tërmet prej 6.2 ballë të shkallës rihter goditi “zemrën” e Italisë duke rrafshuar qyteza e fshatra.

SHIKO MË SHUMË

MAPL u kërkon tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, iu është drejtuar me kërkesë zyrtare...

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të...

Gjuajtje me armë gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohet një pistoletë

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:25 policia e stacionit në Shtime është njoftuar...