Qëndron Kastrati: Humba për shkak të reformës në arsim

PUBLIKUAR

Qëndron Kastrati ka thënë në emisionin Pressing në T7 se i ka humbur zgjedhjet për kryetar të komunës në arsim për shkak të reformës së tij në arsim.

Kastrati thotë se mënyra se si u interpretua jo nga opozita në Kamenicë ishte e dobët dhe ndikoi tek qytetarët.

“Humba për shkak të reformës në arsim”, thotë ai.

“Ishte spektri politik ai që e keqinterpretoi këtë tek qytetarët. Ata thanë se as Serbia nuk ka mundur të i mbyllë shkollat tona e tash po vjen Kastrati e po e bën këtë. Kjo ishte e ulët dhe e pasaktë. Ato ndryshime demografike që kanë ndodhur në Kamenicë kërkojnë ndryshime. Nuk kanë ndodhur vetëm në Kamenicë këto ndryshime por në të gjithë botën. Kishte shkolla në fshatra me vetëm 5 nxënës”, shtoi Kastrati.

Kastrati humbi zgjedhjet në balotazh kundër kandidatit të VV-së, Kadri Rrahimaj.

Kastrati nisi reformat në arsim në Kamenicë, ku si qëllim kishte mbylljen e disa shkollave nëpër fshatra ku kishte shumë pak nxënës. Kastrati u premtoi edhe transportin për këta nxënës. Shkollat që donte ai të mbylleshin kishin 5-7 nxënës. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...