Qëndron Kastrati akuzon Arbërie Nagavcin: Veprimet tuaja ndikuan në votë në Kamenicë

PUBLIKUAR

Kryetar i aktual i Kamenicës Qëndrom Kastrati ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në këtë komunë, ku ai është në balotazh me Kadri Rahimaj e VV-së.

Kastrati ka thënë se rezultati ishte i pritshëm, si dhe veprimet e ministres së arsimit, Arbërie Nagavci ndikuan në votë në Kamenicë.

“Ka qenë e pritshme rezultati, normalisht sipas matjeve tona , dhe analizat këtë subjektet të vogla janë nënvlerësuar, por tuj i pasë parasysh krejt faktorët unë konsideroj se është rezultat pozitivë. Përshembull nëse i largojmë fshatrat ku ka probleme me reformën në arsim rezultati do të ishte dikun 36, me 25. 9, dhe unë kam qenë i vetëdijshëm edhe kur i kam hy kësaj gare, dhe në raport me këtë mobilizimin në raport që ko me shkaktu ajo çështje, por në fund të fundit kështu ndodh në zhvillimet shoqërore”, tha Kastrati në Kanal10.

Tutje, Kastrati tha se veprimet e ministres Nagavci ndikuan në votë.

“Normalisht ajo do të duhej të shpërndahet në subjektet tjera, por kanë qenë veprimet e ministres Nagavci, e cila ka ndërhy drejtpërdrejtë në kompetenca të komunave, e që jav ka krijuar një shpresë, për mua të rrejshme se kinse me zgjedhjet lokale ko me përfundu kjo çështje, edhe njëherë po e përsërisë, legjislacionin në Kosovë nuk e lejon me pasë shkollë me më pak se 100 nxënës me udhëzimin e ri administrativ”, theksoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...