Qendra e mjekësisë familjare në Janjevë përfiton aparaturë shëndetësore

PUBLIKUAR

Qendra e mjekësisë familjare në Janjevë gjatë ditës së sotme ka pranuar një donacion pajisje shendetesore nga KFOR-i TURK në Kosovë.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe e Përkujdesjes Sociale në Lipjan Vlora Limani Hajnuni gjatë pranimit të këtij donacioni në emër të Kryetarit Imri Ahmeti ka falenderuar KFOR-in Turk për këtë donacion mjaft të nevojshëm për QMF-në e Janjevës.

Ajo po ashtu ka theksuar se shëndetësia e Lipjanit është ndër prioritetet e qeverisjes komunale andaj ky donacion është i mirëseardhur në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për nevojat e qytetarëve lipjanas, shkruan  Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare 

Ndërsa, Ministri i Administratës Publike Mahir Yahgjillar i cilia ka qenë i pranishëm gjatë këtij përurimi ka përshendetur dhe ka uruar banorët për këtë donacion.
Komandanti i KFOR-it TURK në Kosovë Cem Sinan Barim, duke uruar banorët e Janjevës për këtë donacion ka shprehur gadishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Lipjan, vidhen kabllo dhe rreth 400 litra naftë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të enjten në Lipjan. Sipas policies, më...

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...