Qendra e Lypjanit: Për një buxhet të mirëqenies dhe jo të mbijetesës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

10258111_10152009564782000_6209179410501808652_n1-670x400

Të premten, më 26 shtator në Kuvendin e Komunës së Lypjanit do të shqyrtohet projektbuxheti i Komunës për vitin 2015. Buxheti vjetor paraqet një dokument të rëndësishëm për Komunën, ku  mënyra e planifikimit dhe e shpërndarjes së tij ndikon direkt në mirëqenien e qytetarëve dhe në zhvillimin lokal.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Lypjan e ka shqyrtuar dhe analizuar me kujdes projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, dhe si rrjedhojë konstaton se projektimet buxhetore nuk shprehin kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Lypjanit, sikurse nuk shfrytëzojnë fare potencialin lokal për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Buxheti komunal është hartuar dhe planifikuar në mënyrë joprofesionale, pa pjesëmarrjen e qytetarëve dhe aspak transparent.  Planifikimi  dhe ndarja e buxhetit  në asnjë rast nuk mbulon nevojat dhe kërkesat e të gjithë qytetarëve dhe zonave të  caktuara gjeografike, por partitë e koalicionit në pushtet sigurohen që buxheti të orientohet në zonat ku jetojnë  zyrtarët e lartë të Komunës.  Andaj, është me rëndësi jetike që buxheti t’u takojë qytetarëve dhe të synojnë ti shërbejnë të mirës së përgjithshme dhe jo interesave individuale apo të partive të caktuara.

Për më tepër, projektbuxheti edhe në aspektin teknik nuk ofron sqarime të nevojshme për qëllimet e destinimeve. Në shumë raste hasen projekte të filluara vite më parë, por nuk sqarohet se në cilën fazë të procesit ndodhen ato dhe  për cilat komponentë të tyre planifikohen investime shtesë.

Edhe projektbuxheti për vitin 2015 është në vazhdën e logjikës dhe të praktikave të keqqeverisëse të qeverisjes së kaluar në Lipjan. Shpërndarja e të hyrave nuk shfrytëzohet aspak si masë dhe faktorë zhvillimi, nuk ka në fokus qytetarin, por përqendrohet vetëm në asfalt, kanalizim dhe rrethoja ku në jo pak raste kemi të bëjmë me përsëritje të investimeve të kryera vite më parë, çka shton dyshimin për keqpërdorim të parasë publike.

Duket sheshit se orientimi i qeverisjes aktuale nuk dallon fare nga ajo e Shukri Bujës  e cila njëjtë sikur e mëparshmja është përqendruar në asfalt, zhavorr, beton dhe hekur, ku është më i mundshëm klientelizmi dhe përfitimet përmes tenderëve. Gjersa mbetet tejet shqetësuese lënia anash e sektorëve si: kujdesi social, arsimi, bujqësia, shëndetësia, kultura , mjedisi dhe turizmi.

Kur bëhet fjalë për sektorin e kulturës, të arsimit dhe të shkencës, sërish planifikimi buxhetor përfundon tek objektet, sallat dhe rrethojat, duke mos figuruar asnjë projeksion për mbështetjen e studentëve, ndonjë program kulturor-artistik, publikime apo botime artistike, muzeu i qytetit, trupa amatore teatrale, turizmi dhe trajnime të mësimdhënësve të Komunës së Lypjanit.

Më tej, Komuna e Lypjanit karakterizohet me resurse të mëdha për zhvillimin e bujqësisë të cilat siç shihet nga projekt buxhet janë lënë qëllimisht  pa kurrfarë mbështetje përmbajtësore.

Prandaj, Komuna e Lipjanit dhe qytetarët e saj e meritojnë  një buxhet tërësisht ndryshe nga ky i paraqitur nga qeverisja aktuale, hartimi i të cilit përfshinte qytetarët në të gjitha fazat e përgatitjes së tij dhe i cili do të duhej të kishte në fokus nevojat e qytetarëve, arsimin, mirëqenien sociale dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomiko-social. Nisur  nga të gjitha këto dhe domosdoshmërisë së planifikimit të një buxheti zhvillimor dhe që në qendër e ka qytetarin dhe mirëqenien e tij, duke marrë për bazë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe potencialin e Komunës sonë, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Lypjan ofron këto propozime konkrete për një buxhet zhvillimor dhe të mirëqenies:

Arsimi dhe Shkenca

–    Mbështetje financiare në formë të bursave për studentët në drejtimet deficitare dhe për rastet sociale;

–    Kontroll mjekësore të rregullt për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe sigurimi i një shujte në ditë për të gjithë nxënësit deri në klasën e pestë;

–  Fillimi i pajisjes së shkollave me mjete të konkretizimit dhe laborator përkatës, përfshirë edhe krijimin e

bibliotekave dhe sallave të leximit;

Subvencione dhe këshilla në Bujqësi

–    Krijimi i një pike grumbulluese dhe i një depoje për ruajtjen e prodhimeve bujqësore;

–     Subvencionimi i vendosjes dhe zgjerimit të serrave;

–    Ofrimi i këshillave profesionale për fermerët lokal për planifikimin dhe orientimin në prodhim;

Rinia, kultura dhe turizmi

–   Krijimi një hapësirë në kuadër të shtëpisë së kulturës për të shërbyer si galeri e artit.

–   Nisja e krijimit të muzeut të qytetit

–   Botimi i një guide për potencialin turistik të Komunës së Lipjanit (siç është Shpella e mermerit, parku i Blinajës, fshati Janjevë, shtëpia e Shtjefën Gjeqovit etj)

–  Rregullimi i infrastrukturës së rrugëve për shëtitje dhe vendosja e shportave për hedhjen e mbeturinave të imta në parkun “Blinaja”.

–    Mbështetja e klubeve lokale sportive dhe promovimi i sportit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe shkollat.

Shëndetësi dhe mirëqenie sociale

–          Përkrahja e shoqatave dhe organizatave që merren me përkujdesjen e njerëzve me nevoja të veçanta dhe kategorive që kanë nevojë për përkujdesje sociale, duke vënë fokusin tek kategoritë e dala nga lufta.

–          Identifikimi i rasteve të të pastrehëve dhe në kushte të vështira të banimit dhe akomodimi i tyre në objektet komunale që i posedon komuna.

–          Ndarja e një fondi të veçantë për sigurimin e ushqimit dhe të veshmbathjes për familjet me kushte ekstreme sociale.

–          Pajisja e qendrave të mjekësisë familjare me pajisje adekuate për ofrimin e shërbimeve shëndetësore bazë.

–          Eliminimi i deponive të egra të mbeturinave në fshatrat e komunës së Lypjanit.

–          Gjelbërimi i oborreve të shkollave dhe institucioneve publike dhe mbjellja e fidanëve përkrah rrugëve kryesore të qytetit.

 

25 shtator 2014

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Lypjan

SHIKO MË SHUMË

Shpërndahen edhe 100 pako ushqimore për familjet me nevojë në Lipjan

KBI në Lipjan ka njoftuar se në këtë ditë të bekuar ramazani, shpërndahen 100...

Rrahje në Lipjan, arrestohet një i mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi...

Vdes profesori i Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan, Blerim Krasniqi

Ka vdekur Blerim Krasniqi, profesor në gjimnazin "Ulpiana" në Lipjan. "Lajmi për ndarjen e hershme...