PZAP sqaron votuesit jashtë Kosovës: S’mund të parashtroni ankesa në mënyrë elektronike

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një njoftim jo zyrtar nga disa individë e ku ju bëhet thirrje bashkatdhetarëve të cilët nuk janë të përfshirë në listën e votuesve jashtë Kosovës që të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në mënyrë elektronike, në adresën zyrtare të PZAP-it [email protected], shkruan Gazeta Express.

Mirëpo kjo informatë është demantuar nga PZAP-ja. Sipas tyre votuesit që gjenden jashtë Kosovës mund të ankohen mirëpo vetëm në mënyrë fizike përmes postës me dërgesa rekomande e jo në mënyrë elektronike.

Më poshtë reagimi i tyre i plotë:

Njoftojmë Votuesit Jashtë Kosovës se në Facebook po qarkullon një informacion jo zyrtar i postuar nga individ të ndryshëm të cilët ju bëjnë thirrje bashkatdhetarëve te cilët nuk janë të përfshirë ne Listën e Votuesve Jashtë Kosovës që të ankohen në PZAP në mënyrë elektronike në adresën zyrtare të PZAP-it [email protected].

Ky nuk është njoftim zyrtar i PZAP-it dhe ju rikujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me datën 22 janar 2021 ka njoftuar Votuesve Jashtë Kosovës me të drejtë vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor,  mund të parashtrojnë ankesat në PZAP vetëm në mënyrë fizike përmes postës me dërgesa rekomande, e jo në mënyrë elektronike.

Ankesat mund të parashtrohen përmes formularit të cilin mund ta shkarkoni ne ueb sajtin zyrtar

www.pzap-ks.org

Gjithashtu ankesat mund të paraqiten edhe në çfarë do letre A4, por duhet të përmbajë informatat e Parashtruesit të ankesës.

 

SHIKO MË SHUMË

Përfundon numërimi i votave në të gjitha vendvotimet në Lipjan, ky është rezultati

Komisioni Qëndror Zgjedhor ka numëruar votat në të gjitha vendvotimet të Komunës së Lipjanit. Vendvotime...

Rezultati i zgjedhjeve nëpër të gjitha komunat e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar rezultatet për mbi 97% të votave nga...

(E përditësuar) Numërohen 710 mijë vota, ky është rezultati

00:50 — KQZ ka numëruar 710 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para...