“Puyol, kapiteni më i mirë me të cilin kam luajtur”

PUBLIKUAR

Alexis Sanchez thotë se ish-mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, është kapiteni më i mirë me të cilin ka luajtur.

Sanchez e lartësoi Puyolin pak ditë para ndeshjes së skuadrës së tij Inter kundër ish-klubit në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi kilian luajti përkrah Puyoli për tri vjet në Camp Nou, nga viti 2011 deri më 2014, dhe së bashku e fituan titullin në La Liga më 2013.

Ai u largua për t’iu bashkuar Arsenalit më 2014, para se t’i kalonte 18 muaj të mjerueshëm në Manchester United, ku ishte vetëm hija e lojtarit që kishte qenë në Londrën e veriut.

Sanchez shënoi gol në debutimin e tij si titullar për Interit në fitoren 3:1 kundër Sampdorias të shtunën – para se të përjashtohej nga loja më vonë – dhe thotë se ndihet i gatshëm për ndeshjen kundër ish-klubit të mërkurën.

“Kur shkova në Barcelonë, thuhej se ajo ishte Barcelona më e mirë në histori. E kishte Guardiolan, Messin, Xavin dhe Iniestan, të cilët nuk janë më aty”, tha Sanchez.

“Por e kishte edhe Puyolin, i cili për mua ka qenë kapiten i jashtëzakonshëm, më i miri që e kam pasur deri tani në karrierë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...