Puyol e zbulon të ardhmen e Leo Messit

PUBLIKUAR

Lionel Messi po ndihet i motivuar në Barcelonë dhe mund të qëndrojë edhe shumë vjet të tjera në Camp Nou si rrjedhojë, sipas Carles Puyol.

Në një çast gjatë kësaj vere u duk sikur Messi do t’i jepte fund karrierës së gjatë në Barcelonë, transmeton Gazeta Express.

Messi e dorëzoi një shkresë largimi në Barçë pas një sezoni dëshpërues dhe zhgënjyese më 2019/20, gjatë të cilit gjiganti katalonas u turpërua 8:2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve dhe e humbi titullin në La Liga ndaj rivalit Real Madrid.

Por gjashtë herë fituesi i Topit të Artë vendosi të qëndrojë në Camp Nou, pasi klubi s’ia plotësoi kërkesën për largim dhe nuk deshi të përballet me të në gjykatë.

Por thuhet se ai mund të largohet në verën e vitit 2021, me Manchester City në mesin e klubeve që mezi presin ta afrojnë, por as qëndrimi i tij në Barçë nuk mund të hidhet poshtë.

Ish-kapiteni i Barcelonës dhe dikur bashkëlojtari i Messit, Puyol beson se superylli argjentinas mund të bindet për të qëndruar.

“Si çdo tifoz tjetër, as unë nuk dua që Messi të largohet, por ky është futbolli. Në fund ai vendosi të qëndrojë”, tha Puyol.

“Së fundmi ai tha se është i motivuar dhe se dëshiron të fitojë, prandaj ne shpresojmë se ai do të vazhdojë me ne edhe për shumë vjet të tjera”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...