Rusia nuk është duke kërkuar konflikt me askënd, ka thënë sot presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
“Për dallim nga disa kolegë të huaj të cilët e shohin Rusinë si armik, ne nuk kërkojmë dhe kurrë nuk kemi kërkuar armiq,” ka thënë Putin.
“Kemi nevojë për miq”, ka shtuar ai, transmeton Express.
Por, ai ka insistuar se Rusia nuk lejon që interesat t’iu dëmtohen.
“Nuk do të lejojmë që interesat të na dëmtohen,” ka thënë ai.
Po ashtu, ai ka thënë se Rusia është e gatshme të punojë me administratën e re amerikane për ta luftuar terrorizmin.
Më tej, Putin e lartësuar guximin e ushtrisë ruse që po lufton kundër grupeve rebele në Siri, në përkrahje të presidentit sirian, Bashar Assad.
Putin i ka bërë këto komente sot gjatë fjalimit vjetor në Kremlin, drejtuar parlamentit dhe kombit./Express/


