Punëtorët shëndetësorë protestojnë të hënën, kjo është arsyeja

PUBLIKUAR

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka ftuar punëtorët shëndetësorë që të bashkohen në protestën e cila do të mbahet të hënën para Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 10:00.

Syla shprehet se nuk kërkojnë lëmoshë por barazi sicoale.

“Të hënën jemi te sheshi. Nuk e dëshirojmë por na imponuan. Kërkesa e vetme barazia sociale, pra LIGJI I PAGAVE të cilën kjo QEVERI është dashur ta miratoj me dt. 29.10.2021. Pra ky mashtrim nuk kalon dot. Nuk kërkojmë lëmosh, por dinjitet. Zoti Kurti reflekto, po të rikujtoj nuk bënë më kështu e tani po ju rikujtoj deputetëve tuaj kur e refuzuat ligjin e paga thoshit në nuk e votuam se kërkojmë koeficientin 6 për mjekë e koeficientin 3 për infermierë. Zoti Kurti këta janë deklaruar dhe kanë emra, andaj mbroni dinjitetin e tyre, në mesin e tyre është edhe Arben Vitia. Në fund kryeministër ku presim të hënën në ora 10:00 dhe nuk do të jemi vetëm”, ka shkruar ai.

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...