Punëtorët e para vitit 1989 ankohen për Ligjin e Pensioneve (Video)

PUBLIKUAR

Për 9 vite punoi si polic. Fatmir Tasholli deri para vitit 1989 ishte njëri nga personat që u kujdes për siguri në rajonin e Vitisë.

Sikur shumë shërbyes tjerë edhe ky u largua dhunshëm nga puna.

Edhe tani, sipas tij, një ligj po i diskriminon një pjesë të atyre që kontribuan para vitit 1989.

Sipas drejtuesve të Sindikatës së Pavarur të Administratës, Ligji mbi Skemën Pensionale të financuar nga shteti miratuar kohë më parë duhet plotësuar pasi është i mangët, njofton Klan Kosova.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha përmes telefonit se megjithëse e kanë diskutuar këtë çështje, kërkesat e tilla i trajton vetëm Këshilli Ekonomik Social pasi që është organ kompetent për këtë punë.

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...