Punëtorët e bankave raportojnë për falsifikim parash në Graçanicë e Lipjan, mbi 1 mijë e 200 euro të dyshuara

PUBLIKUAR

Dy raste të falsifikimit të parasë janë raportuar nga Policia në raportin e saj 24-orësh të së mërkurës, përkatësisht në Graçanicë dhe në Lipjan.

Që të dy ankuesit janë zyrtarë të bankave.

Rasti në Graçanicë është raportuar të ketë ndodhur në mëngjesin e së martës, ku sipas ankuesit janë deponuar rreth 766.50 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Ndërsa rasti në Lipjan thuhet se ka ndodhur më 15 shkurt, ku nga klienti është deponuar një monedhë prej 500 eurosh që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në të dyja rastet mjetet janë sekuestruar dhe rastet po hetohen.

SHIKO MË SHUMË

Dogana gjen 1 milion euro të fshehura në rezervuarin e veturës në Merdare

Dogana e Kosovës ka sekuestruar rreth 1 milion euro në pikëkalimin kufitar në Merdarë,...

Theri me thikë një person, arrestohet i mituri në Lipjan

Një i mitur është arrestuar në Shalë të Lipjan pasi theri me thikë një...

Ia morën 130 mijë euro duke i thënë se do ta çojnë për shërim jashtë vendit, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë mashtruar një burrë me premtimin se...