Ia morën 130 mijë euro duke i thënë se do ta çojnë për shërim jashtë vendit, arrestohen dy persona

PUBLIKUAR

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë mashtruar një burrë me premtimin se do ta dërgojnë jashtë vendit për shërim duke ia marrë 130 mijë euro.

Policia tha se ngjarja ka nisur më 2023 në Lipjan e Malishevë, duke shtuar se me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Me datë 20.02.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin mashtruar viktimën, ku kanë arrit të dëmtojnë në vlerë prej 130.000€, duke premtuar se do të dërgojnë jashtë shtetit për shërim. Si prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobil, dy kartela të spitaleve dhe një kartelë bankare”, thuhet në raportin e policisë./Express/

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...