Punësimet politike, shumë mësimdhënës të Lipjanit ankohen për padrejtësi

PUBLIKUAR

Untitledxdas

Fenomenit të punësimeve politike në arsim nuk i ka shpëtuar as komuna e Lipjanit. Lista e të punësuarve nga konkursi i shpallur nga Drejtoria e Arsimit në muajin korrik, ka lënë jashtë shkollave punëtorë të arsimit me përvojë të gjatë dhe me kualifikime.

Ankesat e atyre që tani kanë mbetur pa punë dhe të opozitës në Lipjan komuna nuk i pranon duke theksuar se është zgjedhur stafi me kualifikimet më të larta.

Islam Krasniqi për pesë vjet, në këtë shkollë ishte profesor i elektroteknikës dhe thotë se kandidati që i ka zënë vendin ka përgatitje më të ulët se ai.

“Në konkursin e fundit është pranu një mësimdhënës me kualifikim SHLP i cili për të ardhë te kualifikimi që ka marrë ai duhet të ndjekë edhe tri vite ligjërata në Fakultetin Elektroteknik”, thotë ai për KTV.

Zyrtarët e Komunës thonë se nuk ka pasur shkelje në konkurs.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...