Pulisic nuk dëshiron ta zëvendësojë Hazardin: Kam ardhur për të qenë vetja

PUBLIKUAR

Christian Pulisici insiston se ai nuk e ka synim dhe nuk dëshiron ta zëvendësojë Eden Hazardin në Chelsea, pasi që thotë se ai ka ardhur në Londër për të qenë vetvetja.

Futbollisti amerikan nënshkroi kontratë me Chelsean në janar të këtij viti, për 58 milionë funte, pastaj iu ribashkua Borussia Dortmundi në formë huazimi deri në fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Pulisici tashmë e ka përfunduar sezonin e tij me Dortmundin dhe këtë javë ka qenë në Angli, para se të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kupën e Artë të kësaj vere me ekipin kombëtar.

Pasi që dënimi i FIFA-s bën që Chelsea të mos ketë të drejtë të transferojë lojtarë gjatë dy afateve kalimtare të radhës, Pulisici mund të mbetet i vetmi përforcim në skuadrën e Chelseat për sezonin e ardhshëm.

20-vjeçarin e pret një detyrë mjaft e vështirë në Stamford Bridge, pasi që Eden Hazardi pritet të largohet nga Chelsea këtë verë, për t’iu bashkuar Real Madridit. Mbetet në duart e Pulisicit për ta zëvendësuar belgun.

Megjithatë, Pulisici nuk është i përqendruar te kjo gjë, pasi që ai preferon të përqendrohet të vetvetja.

“Edeni është një lojtar fantastik. Të gjithë e dimë këtë. Nëse mund t’i shkojë sado afër atij, do të jem më se i lumtur. Por, unë kam ardhur këtu që të jem vetvetja”, ka thënë Pulisic.

“Natyrisht, ka shumë presion nga jashtë – kjo është e pritshme. Pres shumë nga vetja, për mua kjo është e mjaftueshme. Dua të jem i suksesshëm, të jem pjesë e kësaj skuadrës dhe të kem ndikim. Qëllimi im është të bëhem lojtari më i mirë që mund të jem”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...