“Pulisic është Hazardi ose Robbeni i ri”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ish-futbollisti i Chelseat, Tony Cascarino, beson se ylli i ri amerikan, Christian Pulisic, mund të bëhet Eden Hazardi ose Arjen Robbeni i ri, si dhe e ka vlerësuar atë si prurje të mrekullueshme për skuadrën e londinezëve.

Pritshmëritë për Christian Pulisic janë vendosur në një standard të lartë pasi ai u transferua në Chelsea për 73 milionë euro. Ai pritet të bëhet zëvendësuesi i Eden Hazardit, i cili u transferua këtë verë në Real Madrid, transmeton Gazeta Express.

Pulisici, i cili nënshkroi marrëveshje me anglezët në janar, ishte i vetmi përforcim i Chelseat për sezonin e ardhshëm, pasi që FIFA ua ndaloi atyre transferimin e lojtarëve këtë verë dhe në afatin kalimtar të janarit për shkak të disa parregullsive në klub.

Përderisa trajneri i ri i Chelseat, Frank Lampard, po tregohet i kujdesshëm me lëvdatat e tij për amerikanin, të njëjtën gjë s’po e bën edhe ish-lojtari i Chelseat, Tony Cascarino, në kolumnën e tij javore në The Times.

“Christian Pulisic duket si lojtar shumë i rrezikshëm për Chelsean. Nuk e mbaj që një Eden Hazard i ri ishte kaq i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë. Nuk ka asnjë arsye që Pulisici nuk mund të zhvillohet dhe të bëhet lojtar i nivelit të Hazardit”, shkroi Cascarino.

“Pulisic ma kujton mua edhe Arjen Robbenin; nuk mund ta ndalësh atë një kundër një sepse ti nuk mund ta parashikosh se në cilën anë do të shkojë ai dhe shpejtësia e tij është vdekjeprurëse”.

Ta zëvendësosh Hazardin nuk është detyrë e lehtë, mirëpo Tony Cascarino është i sigurt për potencialin e Pulisicit, nga i cili pret të bëhet po aq i mirë sa belgu dhe Arjen Robbeni.

Pulisici shfaqi formë të mirë për ta krijuar golin e Olivier Giroud në Super Kupën e Evropës, kundër Liverpoolit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...