PSG’ja ka shënuar fitore me rezultatin 3:1 ndaj Interit në turneun ndërkombëtarë që po zhvillohet në SHBA
Në Oregon përpara 40 mijë tifozëve, PSG’ja mposhti Interin 3:1 në ‘International Champions Cup’. Të parët në epërsi kaluan francezët përmes Serge Aurier në minutën e 14’të. Interi barazoi shifrat në 1-1 me golin e Stevan Jovetiq nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë mbrojtësi Lavyin Kurzawa shënoi për 2:1 në minutën e 61’të ndërsa rezultatin përfundimtarë e vendosi mbrojtësi i djathtë Serzh Aurier, i cili shënoi në minutën e 87’ë. /Express/


