PSG sulmon Perezin që foli për Neymarin në ceremoninë e “Topit të Artë”

PUBLIKUAR

Neymar është i lumtur në PSG dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga Franca, thotë Henrique, i cili e ka ‘sulmuar’ numrin një të Realit, Florentino Perez.

Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique, beson se Florentino Perez ka treguar mos respekt për Cristiano Ronaldon kur vendosi të flasë për Neymarin në ceremoninë e “Topit të Artë”, ku portugezi mori çmimin e pestë në karrierë, duke barazuar Lionel Messin, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Ai ka përsëritur se Neymari është i lumtur në Francë te PSG-ja dhe se nuk e ka ndërmend të largohet për Madridin.

“A mund të largohet Neymar nga PSG-ja dhe të shkojë në Madrid? Jo. Sepse ai është i lumtur, ai e donë këtë klub dhe është duke kaluar mirë këtu”, tha Henrique.

“Të flasësh për një lojtar nga një tjetër klub në ditën që Ronaldo e fitoi Topin e Artë, nuk është aspak e mirë për lojtarin”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...