PSG-së do t’i kushtojë shtrenjtë ndarja me Pochettinon, zbulohet shuma

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini e ka ndërmend t’i ndajë rrugët me Maurichio Pochettinon.

Kjo pasi gjiganti parisien po mundohet ta angazhojë trajnerin Zinedine Zidane, me të cilin është në negociata të avancuara.

Por, parisienëve do t’ju kushtojë shtrenjtë ndarja me trajnerin argjentinas.

Mediumi francez “L’Equipe” shkruan se largimi i ish-trajnerit të Tottenhamit do t’i kushtonte klubit të Al-Khelaifit plot 15 milionë euro, përcjell “Gazeta Express” .

Edhe pse Pochettinos i është dhënë lajmi për shkarkimin e tij, i cili nuk është bërë ende zyrtar, do të pritet të definohet situata me Zinedine Zidane, i cili në orët e fundit duket të jetë më larg “Parkut të Princave” pasi thuhet se po pret të bëhet selektor i Kombëtares së Francës.

PSG-ja po e kërkon një trajner me të cilin mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...