PSG rikthehet për ëndrrën e madhe: Cristiano Ronaldon

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain është rikthyer për Cristiano Ronaldon, vetëm një ditë pasi mediat raportuan se ylli i Real Madridit ka marrë tri oferta.

Sot, El Confidencial raporton se njëri prej klubeve pas atyre ofertave është ai francez, Paris Saint-Germain, transmeton Express.

Grupi parisien kthehet përsëri për njërën prej dëshirave më të mëdha të pronarëve të vet, të cilët, pasi e blenë Neymarin dhe Mbappen verën e kaluar, janë të bindur se mund t’i ofrojnë Cristianos një projekt sportiv që, sipas tyre, portugezi nuk ka pse t’ia ka zili Real Madridit.

Megjithatë, klubi parisien ka probleme me politikën e shitjeve. Duke pasur parasysh shpenzimet e bëra verën e kaluar dhe shpenzimin tjetër [atë të Mbappes kur të bëhet efektive sepse francezi është i huazuar], PSG urgjentisht duhet të shesë dhe t’i përfitojë të paktën 70 milionë euro për t’i përmbushur kërkesat e Financial Fair Play të UEFA-s.

Sidoqoftë, rasti i Cristiano Ronaldos ka pak të bëjë me atë të Neymarit. Për fillestarët: klauzola e Cristiano Ronaldos në Real Madrid është shumë më e lartë se ajo që kishte braziliani në Barcelonë, pra 1.000 milionë euro krahasuar me 222 milionë euro të Neymarit.

Kjo shifër është e papërballueshme për çdo skuadër, prandaj nevojiten negociata dhe klubi madrilen nuk është në favor që ta lejojë yllin e madh të largohet.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...