PSG pret ofertë nga Reali për Mbappen

PUBLIKUAR

Gjiganti parisien është i vetëdijshëm se mund ta humbasë yllin francez vitin e ardhshëm

Paris Saint-Germain është i vetëdijshëm se ky mund të jetë viti i fundit i Kylian Mbappe në fanellën e këtij klubi.

Kampioni i Francës pret ofertë të majme nga Real Madridi për yllin francez gjatë verës së ardhshme, shkruan e përditshmja spanjolle “Sport”, përcjell Gazeta Express.

Interesim për përfaqësuesin francez ka shfaqur edhe Barcelona, por “Los Blancos” duken më të vendosur për ish-futbollistin e Monacos.

Trajneri Zinedine Zidane e ka bërë Mbappen prioritet të tij përpara bashkëlojtarit Neymar dhe mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Mbappe është futbollisti më i mirë i ri në botë për momentin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...