PSG përgatitet të ofrojë 153 milionë euro për yllin e Barcelonës

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain është duke u përgatitur të ofrojë 153 milionë euro për yllin e Barcelonës, Neymarin.

Sipas Daily Mail, kampionët e Francës duhet të zëvendësojnë Zlatan Ibrahimovic dhe ka fjalë që Edison Cavani mund të largohet tek Atletico Madrit.

Nëqoftëse PSG arrin të blejë Neymar, atëherë do të ishte transferimi më i kushtueshëm në historinë e futbollit deri tani. Pasi dhe Cristiano Ranaldo që për momentin është lojtari që fiton më shumë i ka kushtuar Real Madrit vetëm 50 milionë euro për transferimin e tij.

Neymar fiton 77 000 paund në javë tek Barcelona. Mendohet që PSG do t’i ofrojë më shumë sulmuesit, prandaj Neymar mund t’a shohë PSG si destinacionin e tij të ardhshëm.

Agjenti i Neymar, Wagner Ribeiro ka pranuar që mund të ketë një lëvizje nëqoftëse PSG arrin të paguajë shumën për transferimin e Neymar. /shqiperiaime.al

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...