PSG pa treshen e famshme kalon në 1/16 e Kupës së Francës

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain ka arritur të kalojë në 1/16 e finales së Kupës së Francës.

Ekipi nga “Parc des Princes” e mposhti në udhëtim 1:3 ekipin nga liga e tretë e Francës, Chateauroux, shkruan Gazeta Express.

Pa treshen e famshme, Messi, Neymar, Mbappe, PSG kaloi pa vështirësi në fazën tjetër të Kupës së Francës.

Ekitike kaloi PSG-nën në epërsi në minutën e 13-të të ndeshjes, kurse rezultati u barazua nga Ntolla në minutën e 37-të.

Soler e riktheu epërsinë e parisienëve në minutën e 78-të.

Krejt në fund, në minutat shtes, Juan Bernat realizoi për 1:3, pas asistimit të Fabian Ruiz.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...