PSG nuk po bisedon me Ronaldon

PUBLIKUAR

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, sërish i ka përgënjeshtruar njoftimet se klubi i tij është në bisedime për transferimin e Cristiano Ronaldos.

Superylli i Real Madridit vazhdimisht është lidhur me një kalim në Parc de Princes dhe përfaqësues të të dy klubeve gjithmonë i kanë mohuar këto zëra.

“Aktualisht, Ronaldo është lojtar i Real Madridit. Ai ka akoma edhe dy vjet e gjysmë në kontratën e tanishme”.

“Unë vazhdoj të kem raporte të shkëlqyera me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez. Ne nuk kemi pasur bisedime rreth Ronaldos”.

“Ai është padyshim një lojtar i shkëlqyer, por ne tashmë i kemi disa lojtarë të shkëlqyer në skuadër. Angel Di Maria është një prej tyre. Jam shumë i kënaqur me ekipin aktual”, ka deklaruar Al-Khelaifi për Le Figaro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...