PSG nuk ka kundërshtar në Francë (Video)

PUBLIKUAR

Marseille ka qenë viktima e radhës e Paris Saint-Germainit në derbin që quhet ‘Le Classique’. Kryeqytetasit fituan me rezultat 1-2 në ndeshjen që u zhvillua në Stade Velodrome.

Me të filluar sfida kampioni kaloi në epërsi. Maxwell dërgoi një harkim të ulët në zonë dhe aty ishte Zlatan Ibrahimovic për ta futur topin në rrjet (2’).

Vendasit ia dolën që ta barazonin rezultatin me anë të Remy Cabellas (26’) dhe të shkojnë në pushim me shifra identike.

Mirëpo, në pjesën e dytë, vizitorët e kthyen sërish epërsinë përmes Angel Di Marias (71’), edhe pse të gjithë punën e kreu Ibra. Ky rezultoi edhe goli i fitores.

Paris Saint Germaini vazhdon të jetë i paarritshëm në krye të tabelës duke qëndruar 24 pikë përpara vendit të dytë që mbahet nga Monaco.

Ndërsa Marseille pozicionohet në vend të dhjetë në tabelë me 34 pikë të grumbulluara pas 25 javësh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...