PSG nuk heq dorë nga Donnarumma

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Klubi francez po planifikon ta shesë fillimisht Neymarin dhe më pas me paratë e fituara të shpenzojë në blerjen e futbollistëve. Njëri prej tyre mund të jetë edhe portieri italian i Milanit

Tashmë është e qartë se Gianluigi Donnarumma është një objektiv i vjetër i Paris Saint-Germainit, shkruan Gazeta Express.

Mbi të gjitha pas largimit të Gianluigi Buffon, klubi francez është në kërkim të një portieri të ri.

Dhe, gjiganti i Ligue 1 është duke vazhduar ta pëlqejë portierin e ri të Milanit.

Mirëpo, fillimisht klubi nga “Parku i Princave” po planifikon ta shesë Neymarin dhe me paratë që do t’i fitojë nga shitja e yllit brazilian, do të blejë më pas futbollistë të rinj.

E njëri prej tyre, sipas të së përditshmes franceze L’Equipe është përfaqësuesi i ri italian.

Donnarumma në dy sezonet e fundit ishte njëri prej portierëve më të mirë në Evropë.

Edhe pse Milani e konsideron të pashitshëm, një ofertë prej 70 milionë eurosh mund ta ndryshonte skenarin dhe Donarumman mund ta shihnim në kryeqytetin francez.

Si alternativë të tij, PSG-ja e ka portierin e Real Madridit, Keylor Navas. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...