PSG në çerekfinale të Kupës së Francës (Video)

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini ka vazhduar në fazën tjetër të Coupe de France pas triumfit prej 3-0 kundër Lyonit në Parc de Princes.

Kampioni francez gjeti rezistencë në pjesën e parë duke mos arritur ta thyejë kundërshtarin. Shansin më të mirë për të shënuar e pati Edinson Cavani, por uruguaiani dështoi ta konvertojë në gol.

Porse, kryeqytetasit i ndryshuan gjërat në gjysmën e dytë, ndërsa fantastiku Zlatan Ibrahimovic realizoi dy herë.

Goli i parë i suedezit u realizua me gjoks pas harkimit të Lucas (63’), ndërsa menjëherë pas erdhi goli i dytë kësaj radhe me këmbë, falë asistimit të Aurier (67’).

Rezultatin përfundimtar e vendosi Adrien Rabiot (75’), i asistuar nga Maxwell. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...