PSG ka marrëveshje për Di Marian

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini dhe Manchester Unitedi kanë arritur marrëveshje, sipas të cilës, Angel Di Maria do ta vazhdojë karrierën në Parc des Princes – njofton RMC.

Anësori argjentinas u kushtoi shtrenjtë Djajve të Kuq (rreth 60 milionë funte) në verën e kaluar kur u transferua nga Real Madridi.

Mirëpo, ai dështoi të tregonte cilësitë e tij në Ligën Premier nën urdhrat e Louis van Gaal.

Kjo bëri që të mendonte për një largim nga Old Trafford dhe klube të shumta shprehën interesim për të.

Tashmë, sipas RMC, thuhet se PSG ka marrëveshje për Di Marian, ndërkohë që kanë mbetur të zgjidhen detajet kontraktuale para se të zyrtarizohet transferimi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...