PSG-ja josh Sanchezin me një super ofertë

PUBLIKUAR

PSG-ja i ka ofruar 10 milionë funte bonus Sanchezit nëse nënshkruan para kontratë me klubin francez në janar.

Paris Saint-Germain është duke planifikuar që t’i ofrojë Alexis Sanchezit 10 milionë funte bonus nëse nënshkruan para kontratë në janar, raporton Daily Express, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i Arsenalit do të jetë i lirë verën e ardhshme dhe mund të joshet nga oferta e PSG-së që të arrijë marrëveshje në janar për t’iu bashkua më pas gjatë verës.

PSG i ofroi Sanchezit gjatë verës 275 mijë funte në javë, por nuk arriti të mbyllë transferimin.

Për ish sulmuesin e Barcelonës interesohen edhe Manchester City e Real Madridi. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...