PSG-ja interesohet për Kolo Muanin

PUBLIKUAR

Derisa nga javë në javë po i afrohet edhe më shumë titullit të kampionit, Paris Saint-Germaini tani duket se ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm.

Luis Campos duket se po bën përpjekje për të sjellë më shumë lojtarë francezë në “Parc des Princes”, dhe sipas “RMC Sport”, Randal Kolo Muani është në listën e transferimeve, transmeton Gazeta Express.

PSG-ja thuhet kontaktuar Eintracht Frankfurtin për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm të tij.

Krerët e klubit parisien e pëlqejnë tej mase Kolo Muanin, i cili ka 20 gola dhe 14 asistime këtë sezon, në të gjitha garat.

Largimi i mundshëm i Lionel Messit pas përfundimit të këtij sezoni, besohet se do ta bënte edhe më të mundur pastaj transferimin e reprezentuesit të Francës.

Në anën tjetër, Eintracht Frankfurti mendohet se do të kërkojë së paku 65 milionë euro për shitjen e 24-vjeçarit.

Randal Kolo Muani me klubin gjerman ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Për të raportohet se interesim ka shfaqur edhe Bayern Munichi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...