PSG-ja ia tregon Barcelonës kushtet për transferimin e Neymarit

PUBLIKUAR

Mediumi spanjoll El Chiringuito raporton se Paris Saint-Germaini ia ka bërë të qarta Barcelonës kriteret për transferimin e Neymarit këtë verë, në mënyrë që t’i shmangën një sage potenciale, si ajo e verës së kaluar.

28-vjeçari Neymari ka qenë i spekuluar për një kthim te gjigantja e La Ligës gjatë afatit kalimtar të verës, tre vjet pasi ishte larguar nga atje për t’u transferuar në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Neymari thuhej se e dëshironte një transferim të tillë edhe gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, mirëpo dy klubet nuk arritën marrëveshje dhe braziliani mbeti në stadiumin Parc des Princes, pas një vere plot spekulime dhe deklarata nxitëse.

Megjithatë, shpresa e tij për t’u kthyer në Camp Nou thuhet se nuk është shuar ende dhe ai shpreson se do të mundë ta realizojë këtë dëshirë të tij këtë verë, kur Barcelona shpreson ta bindë PSG-në me një ofertë më të ulët.

Sipas El Chiringuitos, Paris Saint-Germaini i ka thënë Barcelonës se i do 80 milionë euro dhe Ousmane Dembelen në shkëmbim për Neymarin.

Por, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se është pothuajse e pamundur të transferohet Neymari gjatë afatit kalimtar të verës.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...