PSG-ja i reagon ashpër Zidanit dhe Real Madridit për Mbappen

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain nuk i ka pritur mirë komentet e trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, për yllin parisien Kylian Mbappe, duke i bërë thirrje trajnerit francez të mos e destabilizojë 20-vjeçarin.

Ditë më parë, Zidane tha se Kylian Mbappe ëndërron të luajë për Real Madridin, gjë që nuk i ka pëlqyer drejtuesve të PSG-së, transmeton Gazeta Express.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, u pyet për komentet e Zidanit pas fitores së skuadrës së tij kundër Club Brugge të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

“Ishin (komente) bezdisëse. Nuk është koha të flitet për ëndrra dhe gjëra të tilla. Nuk të ndalohet kjo”, tha Leonardo për komentet e Zidane.

“Mbappe është lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe nuk është momenti për ta destabilizuar atë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...