PSG-ja i përgjigjet ofertës së radhës të Barçës për Neymarin

PUBLIKUAR

Sipas një transmetuesi francez, klubi parisien i ka thënë jo përsëri ofertës së radhës të Barcelonës për Neymarin. PSG-ja e vlerëson të pamjaftueshme këtë ofertë dhe larg asaj që kërkon për brazilianin.

Paris Saint-Germaini e ka refuzuar ofertën më të fundit të Barcelonës për Neymarin në orët e vona të së mërkurës, sipas RCM Sport, përcjell Gazeta Express.

Transmetuesi francez e citon një burim brenda klubit parisien, sipas të cilit, PSG-ja e ka arsyetuar refuzimin e ofertës duke thënë se Barça e di se çfarë kërkon klubi për Neymarin, duke iu referuar propozimit ekonomik që e ka bërë klubi spanjoll.

Burimi i njëjtë shpjegon se PSG-ja nuk ka kohë, para se të mbyllet afati kalimtar veror më 2 shtator, për të arritur marrëveshje me lojtarët që Barcelona ia ka ofruar në marrëveshjen e propozuar për Neymarin.

Prandaj, sipas RMC-së, tani Barça e ka vetëm një mundësi për ta arritur transferimin e 27-vjeçarit, që është ta harrojë shkëmbimin e lojtarëve dhe ta paguajë shumën e plotë që PSG-ja e kërkon për ta shitur Neymarin, pra 220 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...