PSG-ja i kërkon Barcelonës shkëmbimin Aguero – Icardi

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain dëshiron ta bashkojë Sergio Agueron me Lionel Messin në Parc des Princes.

Kampioni francez Paris Saint-Germain është i gatshëm t’ia ofrojë Barcelonës Mauro Icardin në një marrëveshje shkëmbimi kokë më kokë për Sergio Agueron, raporton Gazeta Express.

Sipas El Nacional, Lionel Messi dëshiron të bashkohet me bashkatdhetarin e vet argjentinas në kryeqytetin francez.

Aguero iu bashkua Barçës për të luajtur me Messin verën e kaluar dhe u ndje i shkatërruar kur e kuptoi se ai po largohej për të shkuar në PSG menjëherë pas mbërritjes së tij në Katalonjë.

Ndërkohë, Icardi nuk ka kaluar mirë me Messin kurrë, as në kombëtare dhe nuk po e bën as në Paris, prandaj tani rrezikon largimin nga klubi./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...