PSG-ja i do €222m për Neymarin, s’e pranon ofertën e Barçës që përfshin Dembelen dhe Coutinhon

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...

Paris Saint-Germain do t’i kërkojë 222 milionë euro apo edhe më shumë nga Barcelona, për ta lejuar Neymarin të kthehet në Camp Nou.

Gazeta spanjolle AS raportoi të martën në mëngjes se klubi katalonas, i cili është i etur ta kthejë brazilianin në Camp Nou, ka bërë një ofertë në vlerë 40 milionë euro plus Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen, transmeton Gazeta Express.

Por, Goal pohon se burimet e saj brenda klubit francez bëjnë të ditur se PSG-ja nuk është e interesuar ta shesë 27-vjeçarin për asnjë çmim nën 222 milionë euro, një shumë të cilën ia pagoi Barçës për ta blerë Neymarin më 2017.

Nëse kampioni i La Ligës vazhdon të ofrojë lojtarë si pjesë të një marrëveshjeje të mundshme, atëherë parisienët do të pranonin vetëm mbrojtës, duke qenë se momentalisht kanë mjaftueshëm sulmues, si Kylian Mbappe, Edinson Cavani, Angel di Maria dhe Julian Draxler. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...